Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka reaguar ndaj kërkesës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të riformuluar propozimin për nënkryetar të Kuvendit.
Simiq tha se kandidatura e Sllavko Simiqit është dorëzuar më herët me shkrim dhe se, sipas tij, është bërë në emër të komunitetit serb.
Haxhiu i kërkoi që propozimin ta paraqiste në përputhje me Kushtetutën dhe të mos bënte interpretime të tjera.
Pas përplasjes verbale, seanca konstituive u shty për të premten./EO/




