Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka kritikuar Vetëvendosjen për mosvazhdimin e procesit të zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
Ajo tha se situata është e pazakontë dhe se grupi më i madh parlamentar nuk po mbështet kandidatët e propozuar nga partitë e tjera.
Lushaku theksoi se LDK-ja qëndron pas kandidaturës së Kujtim Shalës për nënkryetar, duke vlerësuar përvojën e tij.
Sipas saj, Kosova tashmë ka kaluar afatet kushtetuese dhe përgjegjësia për bllokimin e procesit i takon VV-së./EO/




