Deputeti i Vetëvendosjes, Arton Konushevci, ka reaguar lidhur me propozimin e Listës Serbe për Sllavko Simiqin si nënkryetar të Kuvendit.
Konushevci tha se propozimet për postet institucionale duhet të bëhen në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat në fuqi.
Ai pretendoi se mënyra e paraqitjes së kandidaturës nga deputeti serb Igor Simiq përbën shkelje dhe kërkoi që institucionet kompetente të ndërmarrin masa.
Seanca konstituive është në pauzë, ndërsa pritet të vazhdojë diskutimi për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit./EO/




