Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka kundërshtuar deklaratat e bëra në emër të komunitetit serb, duke thënë se ato nuk janë të pranueshme për të.
Kërçeli kritikoi gjithashtu kandidaturën e Kujtim Shalës për nënkryetar të Kuvendit. Ai tha se deputetët e VV-së nuk do të duhej ta mbështesnin Shalën, pasi sipas tij, ai nuk ka qëndruar në sallë për të votuar kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.
Sipas Kërçelit, kjo e bën të pakuptimtë kërkesën për mbështetje nga deputetët e VV-së./EO/




