Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit B.Z., nën dyshimin për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Masa e paraburgimit, e caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Armend Lokaj, do të zgjasë nga 6 shtatori deri më 6 tetor 2026.
Sipas vendimit të gjykatës, B.Z. do ta vuajë paraburgimin në një institucion të kujdesit shëndetësor.




