Prokuroria Speciale ka përshëndetur aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dhënë edhe pas rigjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.
Katër të pandehurit, P.L., E.B., N.Sh. dhe B.T., janë shpallur fajtorë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas Prokurorisë Speciale, vendimi përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Prokuroria ka ritheksuar përkushtimin për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike.




