Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive, duke thënë se procesi është zvarritur qëllimisht për më shumë se një muaj.
Sipas tij, synimi ka qenë që Kuvendi të mos konstituohet pa u krijuar mundësia që, në rast të zgjedhjeve të reja, ato të mbahen më 27 dhjetor ose 3 janar.
Cakolli vlerësoi se zhvillimet e fundit janë pjesë e kalkulimeve politike dhe theksoi se çështja është dashur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për të parandaluar, siç tha ai, zhvlerësimin e rolit të Kuvendit.




