Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ka cilësuar zhvillimet e sotme në Kuvend si një përpjekje për zvarritjen e konstituimit të institucioneve.
Ai akuzoi Listën Serbe se po kontribuon në, siç tha, agjendën politike të Albin Kurtit dhe përsëriti se Aleanca e kishte paralajmëruar një situatë të tillë.
Gjini tha se vonesa lidhet edhe me afatet për zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Sipas tij, synimi është që zgjedhjet eventuale të mbahen më 27 dhjetor.
Ai kritikoi gjithashtu qeverisjen aktuale për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, duke pretenduar se pushteti ka humbur mbështetjen e qytetarëve dhe po llogarit në votat e diasporës.




