Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e reformave në drejtësi.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, së bashku me anëtarin Visar Krasniqi, pritën përfaqësuesit e KDI-së, me të cilët diskutuan për transparencën, llogaridhënien dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Palët shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe angazhimin e përbashkët në avancimin e reformave, mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit.




