Përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar takim me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në kuadër të aktiviteteve para Marshit për Liri.
Gjatë takimit u diskutua për organizimin e marshit dhe mesazhin e solidaritetit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, si dhe familjet e tyre.
Përfaqësuesit e platformës e njoftuan Ipeshkvin Gjergji për mobilizimin qytetar dhe aktivitetet e zhvilluara në mbarë Kosovën.
Imzot Dodë Gjergji shprehu mbështetjen për Marshin për Liri, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në mbështetje të vlerave të lirisë së Kosovës.
Marshi do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.




