Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale e Gjermanisë në pikën kufitare Furth im Wald, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti.
Sipas autoriteteve gjermane, ai u ndalua gjatë natës mes 6 dhe 7 shtatorit, teksa po udhëtonte me një automjet. Kontrolli i të dhënave zbuloi se ndaj tij kishte një dënim për mashtrim nga Gjykata e Landshutit dhe një gjobë të papaguar.
Pasi u njoftua për urdhrin e arrestit, 32-vjeçari pagoi 639.50 euro, duke shmangur kështu vuajtjen e dënimit me burg.
Pas përfundimit të procedurave, ai u lirua dhe vazhdoi udhëtimin./EO/




