Parku i Erës në Zatriq është përuruar me një investim prej 106 milionë eurosh, ka njoftuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Projekti përfshin 12 turbina me kapacitet prej 6.1 megavatësh secila dhe pritet të prodhojë rreth 185 gigavat-orë energji elektrike në vit.
Sipas Kurtit, energjia e prodhuar do të mund të mbulojë nevojat vjetore të rreth 45 mijë familjeve, ndërsa kapaciteti i ri pritet t’i kursejë Kosovës mbi 27 milionë euro në vit.
Kurti ka vlerësuar projektin si një hap drejt rritjes së prodhimit të energjisë së pastër dhe një sistemi energjetik më të qëndrueshëm.




