Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA.
Haradinaj e cilësoi këtë ngjarje si një nga ditët më të zeza të historisë moderne, duke nderuar viktimat dhe duke shprehur solidaritet me popullin amerikan.
Ai theksoi se Kosova qëndron pranë SHBA-së dhe botës demokratike, ndërsa miqësinë mes Kosovës dhe Amerikës e cilësoi të përhershme dhe të pathyeshme.
“Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci”, ka shkruar Haradinaj.




