Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje tjetër.
Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.




