Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipatin.
Në takim u diskutua për punën e Prokurorisë Speciale, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin mes institucioneve kosovare dhe atyre amerikane në luftën kundër krimit të organizuar dhe transnacional.
Prokuroria Speciale ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane, veçanërisht në hetimet ndaj organizatave kriminale dhe në ruajtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë.




