Reperi Don Xhoni ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nga ora 14:00.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se procesi gjyqësor ndaj tyre lidhet, sipas tij, edhe me historinë, sakrificën dhe lirinë e Kosovës.
Don Xhoni ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e së shtunës, i cili është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.




