Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Flora Brovinës, duke e vlerësuar atë si një grua të fortë, mjeke, intelektuale dhe veprimtare të përkushtuar ndaj Kosovës.
Hamza tha se Brovina nuk u dorëzua përballë vështirësive dhe se gjatë gjithë jetës së saj qëndroi me dinjitet e guxim. Sipas tij, ajo do të mbetet përgjithmonë simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun.
“Fjalët janë të pakta për humbjen e saj. Prehu në paqe, Florë!”, ka shkruar Hamza, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Flora Brovina ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.




