Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në prag të shpalljes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ajo ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po priten në Kosovë, duke shprehur shpresën dhe besimin e saj për vendimin.
“Na ndan më pak se 24 orë nga verdikti. Pas gjashtë vitesh larg Kosovës, vendi po ju pret, çlirimtarë. Me zemër, me shpresë dhe me besim. Ju presim në shtëpi”, ka shkruar Çitaku.




