Policia e Kosovës ka publikuar raportin për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar gjithsej 71 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Nga numri total, 35 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 36 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 2,143 gjoba për kundërvajtje në trafik. Po ashtu, janë arrestuar 13 persona, tetë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.




