Kryediplomatja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka vizituar organizatën prestigjioze “International Crisis Group” në New York, organizatë e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare.
Spiropali në këtë vizitë ka folur edhe për Kosovës dhe për sigurinë e vendit përmes integrimit euroatlantik.
“Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Spiropali.





