Partit opozitare në Maqedonin e Veriut kanë kritikuar Ligjin e ri për përfaqësim të drejtë.
Ligj ky i cili nesër pritet të kaloi në seancë qeveritare e më pas të dërgohet në Komisionin e Venecias, për mendim.
Ndaj këtyre kritikave ka reaguar Zv.kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.
Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti shkruan se pa ligj, kontratat, pinësimet, vendimet dhe kushtëzimet e shqiptarëve i kontrollojnë sherifat nga Reçica e vogël.
“Me ligj, secilit shqiptar e shqiptare i jepet shans i barabartë për punësim në administratë. Sherifat nga Reçica e vogël ngelin pa punë.
Prandaj janë kundër!” shkruan Mexhiti.




