Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio në Neë York.
Tahiri ka shkruar se Rubio nuk bëri njoftim zyrtar për këtë takim sikurse bëri me të tjerët dhe që sipas saj, këto janë shenjat e para të pezullimit të dialogut strategjik nga Amerika.
“Po ndjehen pasojat e pezullimit dialogut strategjik nga Amerika – Sekretari Marco Rubio ia zgjati doren Osmanit por nuk beri njoftim zyrtar – nderkohe qe beri per te gjitha takimet qe pati ne Asamblene e OKB-se – ne ditet ne vijim, Kosova do t’i ndjene edhe me demtuese keto pasoja “ – ka shkruar Tahiri.




