Në kohën kur Kosova po përballet me kritika për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje veç presidentes Vjosa Osmanit dhe ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Por publicistit Shkelzen Maliqi i cilësoi takime rutinore, që në thelb nuk janë tregues se raportet Kosovë-Amerikë janë të mira.
Maliqi ka thumbuar Kurtin për shkuarjen e tij në ShBA, duke i quajtur takime akademike, ndërsa për Ministrinë e Jashtme tha se ka pasë ecuri katastrofale.
Ai poashtu ka komentuar edhe takimin e Presidentes Osmani me sekretarin amerikan të shtetit Mark Rubio, duke thënë se Presidentja e ka takuar Rubion në holl, janë buzëqeshur dhe kanë ndërruar disa fjalë, dhe se kjo nuk do të thotë që është vizitë zyrtare.
Maliqi theksoi se Mitrovica e Veriut është liruar më herët në marrëveshje dhe se nuk është meritë e Kurtit.




