Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar fabrikën “ Koshi Group” në Prizren, ndërmarrje vendore që ka prodhuar jo vetëm vetura elitare sportive por edhe anije e jahte moderne.
Osmani ka vlerësuar lartë suksesin e kësaj ndërmarrje duke e quajtur këtë sukses, simbol i vërtetë i inovacionit i bërë në Kosovë
“A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije?
Made in Kosova, gati për botën!
Një sukses i jashtëzakonshëm e inspirues nga Koshi Group në Prizren, një simbol i vërtetë i inovacionit dhe mjeshtërisë, krenarisht i bërë në Kosovë.
Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra.
Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet.” shkruan Presidentja Osmani




