Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj është realizuar kursi “ Reaguesit e parë – Shpëtimi i jetës në fushëbetejë ” i cili kishte për qëllim dhënien e njohurive për vetë përkujdesje shëndetësore, si dhe ofrimin e ndihmës së parë, në rast lëndimesh ose sëmundjeve të papritura gjatë operacioneve në mjedise taktike dhe luftarake





