Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut.
Në vijim, theksoi rolin e Luksemburgut në zhvillimin e Kosovës, në fusha kyçe si arsimi, trajnimi profesional dhe qasja në punësim, zhvillimi lokal, kujdesi shëndetësor, shoqëria civile, mbrojtja e mjedisit dhe iniciativat sociale. Luksemburgu ka kontribuar gjithashtu në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ka ofruar ndihmë teknike të vlefshme si në sektorin financiar ashtu edhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian.
Kryeministri foli edhe rreth fuqizimit të partneritetit mes dy vendeve tona gjatë mandatit të qeverisë sonë, ku në verën e vitit 2022 nënshkruam Memorandumin e tretë të Mirëkuptimit, që mbulon periudhën 2023 deri në 2025. Kjo marrëveshje i ka dhënë përparësi shëndetësisë, tranzicionit energjetik dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, trajnimit profesional, rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe mbështetjes së vazhdueshme për shoqërinë civile./rtvmalisheva




