Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë të refuzojë planin e paqes të Donald Trump për Gazën, duke e cilësuar atë si një nismë që “i shërben interesave të Izraelit” dhe “injoron ato të popullit palestinez”.
Sipas këtij zyrtari, Hamasi nuk ka gjasa të pranojë çarmatimin dhe dorëzimin e armëve të tij – një kusht kyç i planit të Trumpit. Ai shtoi se grupi kundërshton vendosjen e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF) në Gazë, të cilën e sheh si një formë të re pushtimi.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar planin e Trumpit gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ndërsa Hamasi ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare.




