Gjatë një vizite të organizuar nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Hagë.
Takimi u zhvillua në dyer të mbyllura për mediat në Pallatin Mbretëror, së bashku me liderët dhe bashkëshortet e tyre që morën pjesë në Samitin e NATO-s.
Duke theksuar se SHBA-të dhe Turqia kanë potencial të jashtëzakonshëm për të avancuar bashkëpunimin në lëmi të ndryshme, veçanërisht në fushën e energjisë dhe investimeve, Drejtoria e Komunikimit të Presidencës Turke deklaroi që takimi përfshiu diskutime të thelluara për qështjet rajonale dhe globale.
Ai gjithashtu shtoi se pëparimi I bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes mund të ndihmojë në rritjen e vëllimit të përgjithshëm tregtar mes dy vendeve në 100 miliard dollar.




