Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kërkesën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Orav bëri thirrje që sa më shpjet të formohen institucionet, dhe këtë kërkesë Tahiri e ka vlerësuar lartë.
Tahiri në profilin e saj në “Facebook”, ka shkruar se diplomacia evropiane i kupton pasojat e vonesës së krijimit të institucioneve.
“Shefi i zyres se BE Orav po lut politikanet qe ta formojne qeverine – e vleresova -sepse diplomacia evropiane i kupton pasojat per shtetin tone.”, shkruan Tahiri.




