Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në tre mujorin e parë të këtij viti, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 4.58%.
Murati tutje ka thënë se sipas ASK-së mesatarja e rritjes ekonomike në vendet e rajonit të ballkanit perëndimor ishte 3.13%, për të njëjtën periudhë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se shifrat dhe faktet demantojnë propagandën.





