Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka theksuar se në takim miratuan projekte të rëndësishme për federatat anëtare, mes tyre edhe projektin për instalimin e reflektorëve në stadiumet e Kosovës .
“Ky investim do t’i mundësojë Superligës sonë zhvillimin e ndeshjeve edhe në orët e mbrëmjes, duke rritur shikueshmërinë, atmosferën por edhe standardet e garës.”, shkruan Ademi.
Tutje ai thot: “Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne.”




