Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deputetes Hykmete Bajrami pas deklaratave të saj bazuar në të dhëna të Bankës Botërore, ku ajo tha se nga Kosova po ikin më shumë qytetarë se nga vendet që janë vatra të luftës.
Murati ka theksuar se të dhënat e paraqitura në faqen e Bankës Botërore bazohen vetëm në informacionet e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të cilat sipas tij nuk janë përditësuar siç duhet ndër vite. Ai ka shtuar se në përditësimin e fundit të Bankës Botërore rezulton se vetëm 9.7% e popullsisë kanë lëshuar vendin.
Ministri ka vënë në dukje se valët më të mëdha të ikjes së qytetarëve kanë ndodhur gjatë qeverisjes së LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe, dhe sipas tij, një koalicion i tillë po tentohet të formohet edhe tani.





