Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, sot ka mbledhur kryesinë e partisë në selinë e demokratëve, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme të 9 nëntorit në Shqipëri.
Berisha e ka nisur fjalën e tij duke kritikuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit të cilin dekret e quajti anti-kushtetues.
Zgjedhjet e parakohshme përfshijnë 6 bashki: Beratin,Cërrikun, Matin, Tepelenën, Vlorën dhe Tiranën si betejën më të madhe.
Berisha ka folur pas mbledhjes ku ka thënë se do të mbështesë kandidatët e pavarur.
“Ishte një mbledhje e veçantë, me një diskutim të gjatë dhe përgjegjshëm. U shprehën mendime për problematikat. Ajo që predominonte ishte se PD, ndonëse pa diskutim ka kandidatë kalibri, pa asnjë lloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, vlerëson dhe çmon kandidaturat e pavarura. Kandidati i pavarur është ai që shpall veten. “ – tha Berisha.




