Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Dukën e Madh Guillaume, për ngjitjen e tij në fronin e Luksemburgut.
“Ne gjithashtu e vlerësojmë thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e Lartmadhërive të Tyre Mbretërore, Dukës së Madh Henri dhe Dukeshës së Madhe Maria Teresa gjatë viteve. Ne shprehim urimet tona më të ngrohta për të ardhmen dhe shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre të qëndrueshëm.”, shkruan Osmani.
Presidentja Osmani tutje shkruan se mezi presim të forcojmë më tej partneritetin tonë me Luksemburgun, një aleat të palëkundur të popullit të Kosovës.





