Këtë të enjte, rreth orës 13:51, është regjistruar një tërmet në jugperëndim të Shqipërisë me magnitutë 3.4 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 17 kilometra në jugindje të Patosit, ndërësa thellësia u përllogarit nëvetëm 5 kilometra, duke e bërë tërmetin më të ndjeshëm për banorët e zonës, sipas Qendrës Evropiane Sizmiologjike.
Qytetet e përfshira nga tërmeti janë kryesisht Fieri, Patosi dhe Ballshi, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.




