Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm serb për “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri.
Ministria e Jashtme shpreh keqardhjen për përpjekjet e Serbisë për të rikthyer “hijet e së shkuarës” mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes.
Ministria e Jashtme shkruan se është për të ardhur keq që kjo deklrataë e Ministrit serb bazohet në një raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, ku faktet e kanë dëshmuar se pretendimet e atij raporti kanë qenë fabrikim i pastër pa asnjë provë faktike.
Ministria shton se këto deklarata të pavërteta të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për njollosjen imazhit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministria në fund thekson se rajoni ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.





