Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë hapur aplikimet për studentët që të përfitojnë 100 euro, sipas vendimit që u mor në mbledhjen e kaluar të Qeverisë në detyrë.
Murati ka shkruar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e të gjitha niveleve që studiojnë në ndonjërin nga universitetet apo kolegjet e akredituara publike apo private.
Murati gjithashtu ka njoftuar se afati për aplikim është i hapur deri në fund të muajit tetor dhe se pagesat do të kryhen në grupe, sipas radhës së aplikimit.





