Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e njoftoi ambasadorin britanik për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar për ditën e zgjedhjeve, e cila do të mbahet këtë të diele.
Po ashtu, Radoniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves më në detaje për aktivitetet që po zhvillohen në terren, në mënyrë që gjithçka të bëhet gati për datën 12 tetor.
Radoniqi e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë KQZ-së.Kryesuesi Radoniqi priti në takim ambasadorin britanik, Hargreaves.
Po ashtu, Radoniqi theksoi përkushtimin e institucionit për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në ruajtjen dhe avancimin e standardeve demokratike në Kosovë.
Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves vlerësoi përpjekjet e KQZ-së në funksion të forcimit të demokracisë në vend dhe uroi sukses në ditën e zgjedhjeve dhe proceset në vazhdim.Radoniqi e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë KQZ-së.




