Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 26 aksidente me të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe rregullave të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 2607 tiketa trafiku ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Për veprime të kundërligjshme, janë arrestuar 14 persona, prej të cilëve 7 janë në mbajtje policore. Një në ndalim policor dhe një në vuajtje të dënimit.
…..





