Ukë Lushi, ish-pjesëtari i UÇK-së, dhe aktivisti shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Prokuroria Speciale në Hagë nuk ka paraqitur asnjë provë që dëshmojnë akuzat që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK’së.
“Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi duhet të skuqen dhe mbahen përgjegjese për moskryerjen e detyrimeve të tyre sepse Gjykata Speciale është e Kosovës dhe pushteti në Kosovë ka reaguar ndaj veprimeve dhe vendimeve të çdo gjykate në Kosovë, me e pa të drejtë” ka deklaruar Lushi.
Vendimi për ish-krerët e UÇK, Lushi thotë se duhet të jetë kthimi në Kosovë. Pasi që, sipas tij tanimë janë vërtetuar të rrejshme akuzat të Dick Maryt, sic e cilëson ai si antishqiptar e antiamerikan.




