Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar shtatë aparate POS të cilat shërbenin për kryerjen e pagesave në valutën dinar në Mitrovicën e Veriut.
Sekuestrimi u realizua gjatë një kontrolli në disa biznese të ndryshme në komunën e Mitrovicës Veri.
Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka udhëzuar që aparatet të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.
Sipas policisë, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti është dërguar për trajtim nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike – Rajoni Mitrovicë Veri, sipas kompetencave.




