Ish i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Kosovë gjatë periudhës së luftës, Christopher Hill, po vazhdon sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.
Hill tha se asnjëherë nuk ka dëgjuar që Hashim Thaçi është përfshirë apo të ketë dhënë urdhër për aktivitet të paligjshme.
Ai u deklarua kështu teksa u pyet që pse ka pranuar të jetë dëshmitar i thirrur për këtë rast, e ku e theksoi se e ndejnte të thoshte atë që dinte për këtë.
Sot është dita e dytë e dëshmisë për Hill në Hagë, dje u mor në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq ku tha se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe që ajo nuk kishte strukturë me organizim hierarkik.




