Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese.Shumë minerale, vitamina dhe vlera të tjera humbasin gjatë gatimit, vlera të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e organizmit.Sa më shumë ujë të përdorni për gatimin e brokolit aq më shumë vitamina të kësaj perimeje do të humbasin.
Rekomandimi i shumë dietologëve është që brokolit të konsumohen të gatuara shumë pak ose aspak.
Vlerat që përfiton organizmi – Brokoli është një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë.Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit.Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine.
Imunitet i fortë, shëndet i forte – Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat.
Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekulli për zemrën.





