Në Forumin “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se Kosova ka dëshmuar përgjatë viteve se mund të jap shumë në këtë fushë.
Osmani tha se pavarësisht periudhave të vështira që përjetoi populli ynë gjatë luftës, ne arritëm që të ringrihemi dhe të ndërtojmë lirinë, falë forcës, guximit dhe përkushtimit të grave dhe burrave tanë.
Sipas saj, ky vit jubilar që shënon 25 vjetorin e agjendës për gratë, paqen e sigurinë, nuk është thjesht një shënim kronologjik, por një dëshmi e një kapitulli të tërë të rezistencës, të vizionit dhe të transformimit të një sistemi të tërë vlerash në sektorin që lidhë gratë me vlerat e paqes dhe misionin për forcimin dhe garantimin e sigurisë.
Ajo ka falënderuar të gjitha gratë tha se jo vetën që kanë sakrifikuar gjithçka për Kosovën, por që edhe sot, kanë zgjedhur të shërbejë në Republikën e Kosovës, në çdo sektor ku mbrohen paqja e ligji.




