Diplomati amerikan Christopher Hill, ka folur për rolin e Hashim Thaçit gjatë periudhës së negociatave të vitit 1998, duke theksuar se, sipas njohurive të tij, ai nuk ishte ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë dëshmisë, Hill foli edhe për takimin e 6 nëntorit 1998 në Dragobil të Malishevës, ku ishte diskutuar për marrëveshjen e përkohshme të propozuar për Kosovën, pwr tw cilwn tha se nuk e dinte saktësisht arsyen pse Thaçi nuk ishte përfshirë plotësisht në negociata.
Ai kujtoi se përfaqësuesit e UÇK-së kishin kërkuar të njiheshin si palë e barabartë në bisedime.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të tjera, Hill pranoi se pas takimit në Dragobil, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e kishte refuzuar zgjidhjen e përkohshme për Kosovën.




