Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar rëndësinë e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së transmetuesit publik RTK, duke e cilësuar atë si një element thelbësor për demokracinë dhe komunitetet e informuara.
“Mediet publike janë të rëndësishme. Sigurimi i pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së RTK-së është jetik për demokracinë dhe për komunitete të informuara,” thuhet në një postim të OSBE-së në rrjetet sociale.
Po ashtu, misioni thekson se ka mirëpritur përpjekjet e presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për financimin e RTK-së në të ardhmen.





