Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Ministres në detyrë të Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Hajdari, ku tha se aktakuza lidhet me rastin e rezervave shtetërore.
Ajo shton se ndihet krenare për punën që ka bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë, sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.





