Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mandatarin për kryeministër dhe zgjidhjen që ka dhënë për punëtorët e RTK-së.
Për mandatarin, Osmani tha se është në duart e deputetëve dhe kryesisë së Kuvendit për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë së re.
Osmani gjithashtu tregoi edhe për zgjidhjen që ka dhënë për punëtorët e RTK-së që nuk kanë marrë pagat, ku tha se e ka ngritur si shqetësim kur u takua me krerët e partive, si në takimin e përbashkët por edhe në takimet e ndara.
Ajo ka propozuar se nëse deputetët nuk duan ta mbështesin nismën legjislative të qeverisë atëherë këtë nismë mund ta bëj ajo dhe të votohet në Kuvend, por deri më tani nuk ka përgjigje nëse ka gatishmëri nga partitë që kanë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës të votojnë.
E para e shteti pret të ketë një refletkim të partive politike, pa cka tha se duhet të marrin veprime të cilat janë në interes të shtetit dhe qytetarit.




