Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar qeverisjen e Albin Kurtit si “kaotike” dhe të karakterizuar nga shkelje të shumta ligjore dhe kushtetuese.
Sipas tij, që nga viti 2008, Kosova nuk ka pasur kurrë më shumë shkelje kushtetuese, duke përfshirë ligje të miratuara që më pas janë shpallur kundërkushtetuese, si dhe veprime joligjore të ministrave pa ndëshkim.
Hoti theksoi gjithashtu se premtimet për reforma në drejtësi, arsim, shëndetësi dhe investime nuk u realizuan, ndërsa resoret kryesore u mbuluan nga ministra të pa-përgatitur dhe jo kompetentë.
Ai krahasoi situatën me qeverisjet e kaluara, ku shkeljet rregulloheshin dhe ligjet rishikoheshin, ndërsa sipas tij, qeveria aktuale nuk merr përgjegjësi dhe mbështet veprimet joligjore.




