Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për protestën e nesërme në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Gucati theksoi se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore, ashtu si ato të mëparshmet në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë, dhe se nuk ka nevojë për tensione.
Ai shtoi se protesta do të ketë karakter kërkimi të drejtësisë për çlirimtarët, ndërsa fjalën në ngjarje do ta marrin një fëmijë dëshmori, një veteran i UÇK-së dhe Ali Ahmeti.




